18:16 / E Martë, 28 Qershor 2022 / Gj. Sh

Llapi afër akordit për të transferuar mesfushorin brazilian

Klubi i Llapit është shumë pranë firmës me mesfushorin brazilian Robson da Silva. Burime për “Supersport.al” bëjnë më dije se klubi nga Podujeva dhe 26-vjeçari kanë rënë dakord për detajet dhe tashmë mungon vetëm firma.

Sezonin e fundit braziliani ka qenë pjesë e Al-Mesaimeer Sports Club në Katar, por gjatë gjithë edicionit 2021-2022 ka luajtur në vetëm një ndeshje.

Ndërsa në Ballkan mesfushori ka luajtur për Makedonia Gorce Petrov dhe Belasica, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Tashmë Da Silva do të nisë një eksperiencë të re, këtë herë në kampionatin kosovar.