75 Mall Live Search
15:15 / E Premte, 17 Prill 2026 / L A

Llapi apelon vendimin e FFK-së për dënimin ndaj tyre

Gjatë ditës së sotme Llapi është dënuar nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

Kjo për shkak të sulmit ndaj autobusit të KF Drenicës, e cila u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit mes këtyre skuadrave, ku skuadra llapjane u dënua që ndeshjen e radhës ndaj Prishtinës të luajë pa tifozë.

Rreth këtij vendim reagoi edhe KF Llapi, e cila njoftoi se do të apelojë këtë vendim.

“Bazuar në këto fakte zyrtare, konsiderojmë se vendimi i marrë ndaj klubit tonë është i padrejtë dhe i pabazuar. Për këtë arsye, KF Llapi sot ka ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi dhe pret që organet kompetente ta shqyrtojnë me prioritet, duke marrë vendim të drejtë dhe duke anuluar masën e shqiptuar. Ne presim që ndeshja e nesërme, derbi ndaj FC Prishtina, të zhvillohet me praninë e tifozëve, përfshirë tifozët llapjanë “Legjendat” dhe tifozët mysafirë “Plisat”, në një atmosferë sportive dhe festive, ashtu siç i ka hije futbollit kosovar. KF Llapi do të vazhdojë të mbrojë të drejtën dhe të vërtetën e klubit me vendosmëri, duke kërkuar vetëm trajtim të drejtë dhe vendime të bazuara në fakte”, shkruhet më tutje në njoftimin e Llapit./IndeksOnline/