75 Mall Live Search
14:52 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / G T

Llapi “arrë” e fortë n’Kupën e Kosovës, e eliminon Dritën nga 1/8 e finales

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore 1:2 ndaj Dritës, në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Mysafirët u treguan më të fortë, ku qysh në minutën e 17’të kaluan në epërsi me supergolin e Arbnor Ramadanit, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, Llapi i Tahir Batatinës shënoi edhe golin e dytë dhe ishte sulmuesi Muhamet Hyseni që shënoi për 0:2.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi sulmuesi, Blerim Krasniqi në minutën e 81’të – nga pika e bardhë e penalltisë.

Llapi kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Kosovës./Indeksonline/