Llapi befasohet nga Vushtrria, humb me rezultat 1-0
Eri Lamcaj ishte futbollisti që ja siguroi fitoren Vushtrrisë, me golin e shënuar në minutën e 29′.
Po ashtu Vushtrria kishte edhe disa shanse të tjera mjaftë të mirë mirëpo nuk arriti të shënoj, shkruan Indeksonline.
Por edhe Llapi kishte disa raste të mira por gjuajtja e Pefqelit u prit nga Tahiri i Vushtrrisë, po ashtu Pefqeli kishte edhe disa shanse të tjera mirëpo nuk e gjeti golin.
Llapi në minutën e 75’ mbeti me një lojtarë më pak pasi që Emini u përjashtua nga ndeshja pasi mori dy karton të verdhë.
E kështu me rezultatin 1-0, Vushtrria arriti t’i sigurojë tri pikë të rëndësishme./Indeksonline/.