Llapi bëhet me klub të ri sportiv, “Motocross Llapi”

Llapjanët janë bërë me një klub të ri sportiv. Maraklitë e motoçikletave tanimë mund të bëhen pjesë e klubit të motokrosit “Motocross Llapi”.
Klubi i ri ka ka një njoftim për të gjithë dashamirësit e këtij sporti.
“Të dashur marakli të motoçikletave, ju njoftojmë se tashmë zyrtarisht kemi hapur klubin e motokrosit “Motocross Llapi” me lokacion në (Podujevë). Ju ftojmë dhe inkurajojmë që të bëheni pjesë e jona” thuhet në njoftimin e klubit të ri.
