15:29 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Llapi bën edhe një blerje, transferon lojtarin e Drenicës

KF Llapi po vazhdon me përforcime të reja për sezonin e dytë të Superligës së Kosovës.

Pas Jasmin Raboshtës dhe Nertil Hoxhes, Llapi ka nënshkruar me mesfushorin Atdhe Grajqevci.

Mesfushori 21-vjecar vie nga Drenica, ndërsa ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me llapjanët.

Grajqevci më herët qenë pjesë e Prishtinës, KEK-ut, e së fundmi Drenicës. Poashtu ka mbrojtur me sukses ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në kategoritë e reja. /IndeksOnline/