75 Mall Live Search
17:18 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / Gj. Sh

Llapi bën goditjen e radhës, transferon Bleron Fetahin

Llapi po tregohet aktiv në tregun e transferimeve, dhe po bëhet gati për sezonin e ri.

Transferimi më i ri i Llapit është futbollisti Bleron Fetahi, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

19-vjeçari, ish-pjesë e KF Trepça, ka zhvilluar 11 paraqitje me ekipin senior, duke kontribuar me 4 gola dhe 3 asistime. Në gjysmën e parë të sezonit ka shkëlqyer edhe me ekipin U19, ku ka realizuar 2 gola dhe plot 15 asistime./IndeksOnline/