75 Mall Live Search
13:14 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Llapi bën transferin e parë, e prezanton Batatina

Llapi sapo ka zyrtarizuar blerjen e parë dimërore. Bëhet fjalë për futbollistin e njohur, Egzon Krasniqi.

Mesfushori i krahut të djathtë dhe që mund të luajë edhe në krahun e majtë, këmbëshpejtë, pasi ndëpreu kontratën me ekipin e tij, Flamurtarin, kishte oferta të tjera, por vendosi për Llapin.

Bashkë me Krasniqin është shfaqur në prezantim edhe Tahir Batatina.

Llapi ka paralajmëruar disa blerje në janar dhe mbetet të shihet ditëve në vijim se për çfarë futbollistësh bëhet fjalë./Indeksonline/