Llapi ‘blindon’ për 5 vite Albnon Maliqin
KF Llapi vazhdon të “blindojë” talentët vendës, për një të ardhme të sigurt.
Kështu, qendërmbrojtësi i kategorisë së Kadetëve U-17 të Llapit, Albnor Maliqi, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë profesionale, që e mban atë futbollist të klubit llapjan për 5 vitet e ardhshme.
Albnor Maliqi, 15 vjeç, i lindur më 12.09.2003 dhe i gjatë 1.84 m është pjesë e grupmoshave të Llapit që nga fëmijëria. Albnori i bashkëngjitet vargut të futbollistëve shpresë të Llapit, që premtojnë shumë në të ardhmen.