75 Mall Live Search
19:01 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Llapi-Buduçnost, publikohen formacionet zyrtare, Batatina e nis me tre sulmues

Nga ora 20:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes fituesit të Kupës së Kosovës, KF Llapit dhe skuadrës malazeze, FK Buducnost, takim ky i vlefshëm për raundin eliminator në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë nuk ishte nisja më e mirë e aventurës së Llapit në garat evropiane, pasi u mposht si mysafirë me shifrat 2:0, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, sot Llapi do të synojë vetëm në përmbysje të rezultatit, dhe ëndërron për kualifikim tutje para më shumë se 10,000 tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këto janë formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Krasniqi, Shabani, Fernandihno, Ramadani, Fazliu, Rivera, Maliqi, Progni, Firmino, Maliqi.

Buduçnosit: Drogojevic, Durickovic, Dakic, Adzic, Roznatovic, Mirkovic, Jankovic, Terzic, Mijovic, Milosevic, Dukanovic