75 Mall Live Search
10:58 / E Diele, 28 Gusht 2022 / Gj. Sh

Llapi del me njoftim për Biletat në ndeshjen kundër Prishtinës

Sot do të luhet një nga derbit më të mëdhenj në futbollin Kosovar.

Skuadra e Llapit do të jetë nikoqire e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, më fillim nga ora 17:00.

Skuadra e Llapit ka dal me një njoftim rreth biletave të kësaj ndeshje.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë kështu:

Sektori i Perëndimit: 3 Euro (qasje dhe mundësi shërbimi në Restaurant Llapi)
Sektori Veri dhe Jug: 2 Euro

“Biletat mund ti bleni në tre pika të shitjes: Biletaria 1 e cila është e vendosur nga hyrja për zonën e perëndimit(nga Interex), Biletaria 2 e cila është e vendosur nga hyrja për zonën e veriut (hyrja zyrtare) si dhe tek hyrja për zonën e jugut(nga pompa e derivateve)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬: 𝐊𝐅 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢 – 𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚

Ju njoftojmë se biletat për ndeshjen ndërmjet KF Llapi dhe FC Prishtina e vlefshme për javën e 4 të ALBI MALL Superligës mund t’i bleni në tre pika të shitjes: Biletaria 1 e cila është e vendosur nga hyrja për zonën e perëndimit(nga Interex), Biletaria 2 e cila është e vendosur nga hyrja për zonën e veriut (hyrja zyrtare) si dhe tek hyrja për zonën e jugut(nga pompa e derivateve)

Çmimet e biletave janë si në vijim:

Sektori i Perëndimit: 3 Euro (qasje dhe mundësi shërbimi në Restaurant Llapi)
Sektori Veri dhe Jug: 2 Euro

Përshkak të sigurisë, pas hyrjes në njërën nga sektoret e tribunave, nuk u lejohet lëvizja apo dalja në tribunën tjetër.

Ndeshja ndërmjet Llapit e Prishtinës zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Në foton e mëposhtme mund të orientoheni për hyrje në stadium!/IndeksOnline/