Llapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky rezultat

Llapi dhe Ferizaji kanë ndarë pikët, në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Zahir Pajaziti” ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Skuadra mysafire ishte e para që kaloi në epërsi, me golin e Erion Sadriut, në minutën e 59-të.
Pas dhjetë minutave, vendasit barazuan rezultatin, pasi Ardit Tahiri u tregua i sakt nga penalltia.
Ky rezultat nuk i shkon përshtati asnjërës skuadër, pasi njëra po lufton për një vend që dergon në garat evropiane, ndërsa tjetra për mbijetesë.
Ferizaji renditet në vendin e katërt me 49 pikë, derisa Llapi renditet në vendin e tetë, me 41 pikë./IndeksOnline/