75 Mall Live Search
19:19 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / C E

Llapi dhe Trepça ’89 ndajnë pikët në “Zahir Pajaziti”

Llapi dhe Trepça ’89 kanë ndarë pikët në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshja e javës së dytë e Superligës përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, shkruan Indeksonline.

Golat për Llapin i shënuan Adem Maliqi në minutën e 27-të dhe me një autogol të Rexhës në minutën e 89-të.

Për mitrovicasit të dy golat i realizoi Albion Pllana në minutën e 72-të dhe të 79-të.

Me këtë barazim, Llapi ka të grumbulluara 4 pikë derisa Trepça ’89 ka grumbulluar dy pikë. /IndeksOnline/