75 Mall Live Search
16:00 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / B O

Llapi-Drita, finalja e Kupës së Kosovës në futboll

Kanë përfunduar njëra nga ndeshjet e programit të sotëm të Kupës së Kosovës, ku tani kemi mësuar skuadrat finaliste.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ramiz Sadiku”, skuadra e Dritës ka barazuar me rezultat 2:2 si mysafire e Ramiz Sadikut.

Fillimisht, ishte sulmuesi Armend Misini ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke kaluar Ramiz Sadikun në epërsi prej 1:0 në minutën e 51’ të ndeshjes.

Epërsinë në 2:0 e thelloi Granit Musa në minutën e 67’, kurse golin e parë për skuadrën e Dritës e shënoi Ardit Tahiri në minutën e 85’.

Golin e barazimit skuadra nga Gjilani e gjeti në minutën e 90’+2 shtesë, ku Almir Kryeziu shënon për rezultatin final 2:2.

Pavarësisht barazimit të sotëm, skuadra e Dritës vazhdon tutje garën për titullin e Kupës së Kosovës, ku siguron biletën drejt finales në rezultat të përgjithshëm 5:2, pasi që në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 3:0 kundër Ramiz Sadikut.

Në finale, skuadra e Dritës do të përballet me Llapin, skuadër e cila e ka eliminuar Prishtinën.

Llapi e ka eliminuar Prishtinën duke e mposhtur me rezultat 2-0. Dy brazilianët, Neto e Rivera kanë shënuar golat për skuadrën e Batatinës./Indeksonline/