75 Mall Live Search
11:05 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / L A

Llapi-Drita nuk zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, ja ku do të luhet ndeshja

Gjatë kësaj jave do të luhet derbi në Superligën e Kosovës.

Llapi, do të jetë nikoqir i kampionëve të Kosovës, Dritës me ndeshjen që zhvillohet të dielën.

Mirëpo ndeshja nuk do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, shkaku i disa punimeve që po kryhen atje.

Ajo u zhvendos në Prishtinë, më saktësisht në stadiumin e KF Ramiz Sadikut.

Kujtojmë se Llapi-Drita, luhet të dielën në orën 13:00./IndeksOnline/