Llapi e Ballkani nuk bëjnë shumë ‘zhurmë’ në pjesën e parë në ‘Zahir Pajaziti’

Ka përfunduar pjesa e parë në takimin ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 22’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ky 45 minutësh kaloi i qetë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku të dyja skuadrat i kishin rastet e veta për shënim, por nuk i finalizuan rastet si duhet, shkruan IndeksOnline
Pra, kjo pjesë e parë u mbyll në 0:0, të shohim se si do të rrjedh pjesa e dytë.
