14:20 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Llapi e dërgon trofeun pranë varrit të legjendës, Fadil Vokrri

Skuadra e Llapit e ka fituar Kupën e Kosovës në takimin ndaj Dukagjinit.

Llapjanët që fituan Kupën festuan me të në shumë vende, madje kupa ishte dërguar edhe në xhami, shkruan IndeksOnline

Por, llapjanët për të nderuar veprën dhe kontributin dhënë për futbollin e Kosovës e dërguan kupën edhe pranë varrit të legjendës, Fadil Vokrrit.

Ku shkruajnë: Faleminderit Fadil Vokrri, presidenti legjendar!