Llapi e Gjilani shkojnë në pushim me epërsi ndaj Dritës e Fushë Kosovës

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në derbin e javës, Llapi ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 si mysafire e Dritës, shkruan IndeksOnline.
Golashenues ishte Arbnor Ramadani.
Me rezultat të njëjtë Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Fushë Kosovës.
Senad Jarovic realizoi në minutën e 40-të të ndeshjes./IndeksOnline/