75 Mall Live Search
15:04 / E Diele, 18 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Llapi e ka seriozisht për titull, shënon fitore ndaj Dukagjinit

Llapi e ka shfrytëzuar më së miri gabimin e Ballkanit.

Skuadra nga Podujeva, në ndeshjen e javës së 20-të, ka shënuar fitore para tifozave vendas 2-0 ndaj Malisheves, shkruan IndeksOnline.

Të dy golat për Llapin i ka shënuar Muhamed Hyseni.

Sulmuesi 23-vjeçar i cili është golashenuesi më i mirë i Superligës me 15 gola, fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 9-të.

Më pastaj, Hyseni shënoi edhe golin e dytë në minutën e 57-të.

Me këtë fitore, Llapi mbetet në pozitën e dytë në tabel dhe shkon në kuotën e 40 pikëve, katër më pak se lideri aktual, Ballkani.

Në anën tjetër, Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 27 pikë./IndeksOnline/