75 Mall Live Search
10:26 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

Llapi e mbyll fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, Tahir Batatina: Tani është koha të vazhdojmë misionin tonë!

Skuadra e Llapit e ka mbyllur me sukses fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe tashmë është rikthyer në Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, trajneri Tahir Batatina ka bërë një shkrim falënderues për të gjithë që ishin pjesë e klubit dhe e këtij udhëtimi, shkruan Indeksonline

Batatina thotë se skuadra e tij është e gatshme për gjysmën e mbetur të sezonit në futbollin kosovar.

“E përfunduam me krenari fazën përgatitore në Antalya të Turqisë — një rrugëtim i mbushur me sakrificë, përkushtim dhe zemër. Bashkë me stafin dhe djemtë tanë bardh e kaltër, dhamë gjithçka, pa kursyer as pikën e fundit të energjisë, për të marrë ngarkesat e duhura sportive dhe për t’u përgatitur maksimalisht për sfidat që na presin në kampionat”, shkruhet në një pjesë të shkrimit nga trajneri Batatina

Postimi i plotë: