Llapi e mbyll me fitore sezonin vjeshtor, vazhdon kriza e Lirisë

Llapi e ka mbyllur me fitore sezonin vjeshtor në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, mposhti në udhëtimë Lirinë, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Llapi kishte epërsinë që nga pjesa e parë, kur Muhamet Hyseini shënoi në minutën e 28-të.
Golin e fitores e shënoi Hamdi Namani në minutën e 60-të.
Me këtë fitore Llapi e mbyll sezonin vjeshtor në vendin e dytë në tabelë, me 34 pikë, pesë më pak se Ballkani.
Në anën tjetër Liria nuk di për fitore në 14 ndeshjet e fundit dhe është e fundit në tabelë me vetëm 9 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/