Llapi e mposht në fund Drenicën, Drita “dominon” Ferizajin
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 10-të në Superligën e Kosovës.
Dy ndeshje u zhvilluan sot, me Llapin dhe Dritën të cilat dolën fitimtare në duelet e tyre.
“Llapjanët”, arritën të mposhtin Drenicën në një ndeshje dramatike që u mbyll 4-3.
Golat për Llapin i realizoi Blakqori, Gnapi, Zeqiri dhe Hyseni, ndërsa për Drenicën shënoi Uka (2 gola) dhe Krasniqi.
Ndërsa Drita, fitoi me rezultat 3-1 ndaj Ferizajit pas golave të Bejtulait, Arthur dhe autogol i Iljazit, ndërsa Ferizaji me një autogol të Bejtulait.
Kjo është renditja aktuale në Superligë pas javës së 10-të:

/IndeksOnline/

