75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Llapi e mposhti Arbërinë/ Batatina çel kuletën, 100 euro bakshish për kokë lojtari

Llapi shënoi fitore të rëndësishme në luftën për ekzistencë duke mposhtur Arbërinë në Prishtinë 2-1.

Për skuadrën e Tahir Batatinës, kjo ishte fitorja e 3-të rresht në Superligë.

Megjithatë llapjanët janë ende në pozitën e parafundit në tabelë.

Për t’i motivuar futbollistët që të vazhdojnë me rezultate positive, presidenti Beqir Batatina i ka premtuar futbollistëve nga 100 euro premi.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që lojtarët ende nuk i kanë pranuar të hollat por pritet që deri në fundjavë t’i marrin ato.

Në fundjavë, Llapi e pret ish kampionin e Kosovës, Feronikelin.

/Indeksonline/