15:05 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / Gj. Sh

Llapi e ndjek si hije Ballkanin, fiton edhe ndaj Feronikelit ’74

Llapi ka vazhduar me formë të mirë në sezonin pranveror.

Skuadra nga Podujeva, në ndeshjen e javës së 23-të, mposhti në udhëtim Feronikelin ’74, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Muhamet Hyseini, në minutën e 69-të.

Llapi aktualisht renditet në vendin e dytë në tabelë me 47 pikë, një më pak se lideri aktual, Ballkani,

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 është në pozitën e shtatë, me 23 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/