Llapi e nis me fitore sezonin pranveror, mposht Drenicën

Llapi e ka nisur me fitore sezonin pranveror të Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Podujeva mposhti në udhëtim Drenicën me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Francisco Rivera nga penaltia në minutën e 13-të.
Me këtë fitore, Llapi ngritet në pozutën e pestë në tabelë me 23 pikë, ndërsa skuadra e Drenicës renditet e shtata me 20 pikë./IndeksOnline/