Llapi e rikthen ekspertin turk në skuadër
Llapi e ka rikthyer në skuadër ekspertin turk, Mustafa Basaran.
AI do të jetë si trajner kondicional për pjesën e dytë të sezonit, shkruan IndeksOnline.
47-vjeçari rikthehet në Podujevë për herë të dytë, pas eksperiencës së tij të mëparshme me klubin tonë në vitin 2020, duke sjellë me vete eksperiencë të vlefshme dhe profesionalizëm në përgatitjen fizike të ekipit.
Gjatë karrierës së tij, Basaran ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura, si Iğdır FK, Tuzlaspor, FK Bylis, Karşıyaka, İstanbulspor, si dhe skuadra të tjera në Turqi./IndeksOnline/

