75 Mall Live Search
14:55 / E Diele, 30 Tetor 2022 / Gj. Sh

Llapi e shkatërron Dritën, fiton bindshëm në Podujevë

Llapit ka shënuar fitore të rëndësihme në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir batatina ka shkatërruar Dritën duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1, shkruan IndeksOnline.

Llapi e nisi shumë mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 9-të me golin e Drilon Fazliu.

Tetë minuta më vonë, Drita barazoi rezultatin me Marko Simonovskin.

Në vazhdim pjesa e parë i takoi plotësisht skuadrës vendase.

Bianor Neto riktheu epërsin e Llapit në minutën e 26-të, ndërsa Kushtrim Shabani thelloi epërsinë në minutën e 38-të.

Katër minuta më vonë, Franciso Rivera, shënoi golin e katërt dhe të fitores për Llapin.

Deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i pandryshuar.

Edhe përkunder humbjes, Drita vazhdon të jetë lidere e Superligës së Kosovës me 30 pikë, ndërsa Llapi me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 16-të pikëve duke u renditur në vendin e gjashtë./IndeksOnline/