Llapi “e shkel” Trepçën 89, shënon fitore të thellë

Skuadra e Llapit ka shijuar fitoren e dytë këtë sezon.
“Legjendat” e kanë shkatërruar Trepçën 89 sot, duke e mposhtur me rezultat 5:0, transmeton Indeksonline.
Golat për ekipin e Llapit i shënuan: Sadriu(19′, 44′), Hyseni(43′), Prenci(64′) dhe Aliu(88′).
Me këtë fitore, Llapi arrin kuotën e 8 pikëve, kurse Trepça 89 mbetet në kuotën e 14 pikëve./Indeksonline/