16:56 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / Blerim

Llapi e ‘tronditë’ Munishin në Gjilan, Arbëria ‘kafshatë’ e lehtë për Prishtinën

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së 29’në në Superligën e Kosovës në futboll, takime këto që filluan nga ora 15:00.

Llapi tregoi seriozitet të lartë në udhëtim me Gjilanin, pasi me dy golat e Sadriut arrit t’i marr tre pikë të plota dhe të përmirësojë renditjen në tabelë, shkruan IndeksOnline

Ndërsa, në takimin e dytë, Prishtina pa problem e mposhti Arbërinë për t’i rrezikuar të ardhmen në Superligë.

Me golin e Abazit dhe Krasniqit, kryeqytetasit triumfuan me rezultatin final në 2:0./IndeksOnline/