Llapi e turpëron Flamurtarin
Llapi e ka mposhtur lehtë Flamurtarin në Prishtinë me rezultat 1-5.
Shifrat i zhbllokoi Mergim Pefqeli në minutën e 12-të. Vetëm 75 sekonda më vonë Mentor Zhdrella realizoi per 0-2.
Blendi Memaj në fund të pjesës parë konvertoi në gol asistimin e Pefqelit.
Dy minuta brenda pjeses së dytë bullgari Angel Granchov shënoi golin e nderit për Flamurtarin.
Blendi Memaj më pas shënoi për 1-4 ndërsa rezultatin përfundimtar e vuri Granchov duke shënuar autogol në minutën e 77-të.
Llapi me këtë fitore ka 11 pikë ndërsa Flamurtari mbetet me 7 pikë. /Indeskonline/