14:57 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / A. A

Llapi e ‘vret’ Drenicën e Devollit në frymën e fundit

Llapi realizoi fitore shumë të rëndësishmë duke mposhtur Drenicën në çastet e fundit të ndeshjes.

Arbnor Ramadani me një supergol nga jashtë 16-metërshi në minutën e 89-të, realizoi golin e artë që i dha 3 pikë skuadrës së Tahir Batatinës.

Kjo ishte fitorja e 3-të e Llapit sivjet që e ngrit në kuotën e 11 pikëve, por mbetet në vendin e parafundit në tabelë.

Ndërsa për Drenicën e trajnerit Bledar Devolli, kjo ishte humbja e 3-të në 3 ndeshjet e fundit.

‘Kuqezinjtë’ janë në vendin e 6-të në tabelë me 18 pikë.

/Indeksonline/