75 Mall Live Search
18:23 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / Gj. Sh

Llapi eliminohet nga Europa League, pëson humbje nga Wisla edhe në ”Zahir Pajaziti”

Ka përfunduar ëndrra e Llapit për kualifikim në Ligën e Evropës.

Skuadra nga Podujeva u eliminua në rrethin e parë kualifikues nga skuadra polake Wisla Krakow, me rezultat të përgjithshëm 1-4, shkruan IndeksOnline.

Llapi pësoi humbje edhe në ndeshjen e dytë, e cila u luajt në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke u mposhtur me rezultat 1-2.

Angel Rodado i dha epërsinë skuadrës polake në minutën e 58-të.

Llapi tentoi të rikthehet në lojë me golin e shënuar nga Ardit Tahiri në minutën e 74-të.

Pak para fundit të ndeshjes, Wisla riktheu epërsinë me anë të Giannis Kiakos, i cili shënoi në minutën e 90-të./IndeksOnline/