12:27 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Llapi falënderon një person që ua dhuroi disa topa

Jo rrallë klubet kosovare të futbollit pranojnë donacione me pajisje sportive nga fondacione apo personalitete të ndryshme.

 Së fundi, skuadra e Llapit është ndihmuar me topa dhe disa pajisje të tjera.

Në faqen zyrtare në Facebook, Llapi e ka falënderuar trajnerin Haziz Aasen, që drejton klubin norvegjez, Fortuna Oslo.

“Falenderojmë z. Haziz Aasen (mik i ngushtë i kryetrajnerit, Tahir Batatina) i cili jeton dhe vepron në Norvegji, përkatësisht trajner i Fortuna Oslo për mbështetjen e vazhdueshme me pajisje të ndryshme, duke filluar nga topat cilësorë, pajisje për trajnerët dhe për stafin mjekësor” shkruhet në njoftimin e Llapit. /Indeksonline/