“Llapi, Feronikeli, Drenica janë pro shkarkimit të Agim Ademit”
Drejtori i Llapit, Tahir Batatina ka treguar se janë disa skuadra pro shkarkimit të presidentit të FFK-së, Agim Ademi.
“Llapi, Feronikeli dhe Drenica janë të pakënaqura dhe do të votojnë për shkarkimin e Ademit. Nuk ka qenë vetëm Llapi që e ka nisur iniciativën për nënshkrime. Jemi të sigurtë që kemi votat e mjaftueshme për ta rrëzuar presidentin Ademi” deklaroi Batatina.
Me 28 mars do të mbahet Kuvendi i ardhshëm i punës në FFK, ku synohet shkarkimi i presidentit Agim Ademi. /Indeksonline/