Llapi finalisti i parë i Kupës së Kosovës, Batatina e eliminon Drenicën e profesor Sokolit

Llapi është finalisti i parë i Kupës së Kosovës, për sezonin 2024/25.
Skuadra nga Podujeva shënoi fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Drenicës, me rezultat 2-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 4-0, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti 21-vjeçar, Arianit Hasani shënoi të dy golat në ndeshjen e sotme, në minutat 66′ dhe 76′.
Në finale, Llapi e pret fituesin e ndeshjes Prishtina – Drita, ku skuadra nga kryeqyteti ka përparësi nga ndeshja e parë, pasi fitoi me rezultat 1-0./IndeksOnline/