75 Mall Live Search
18:03 / E Diele, 27 Gusht 2023 / kutia

Llapi fiton me përmbysje, Dukagjini dhe Liria ndajnë pikët

Llapi ka fituar si mysafir i Fushë Kosovës me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Krasniqi në minutën e 28-të, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Blakqori në minutën e 50-të.

Golin e fitores për Llapin e shënoi Hyseni në minutën e 76-të të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini dhe Liria kanë barazuar pa gola.

Vendasit shënuan një gol por që u anulua nga VAR.

Me këtë fitore, Llapi është në vendin e katërt me 6 pikë, Liria në vendin e shtatë me 2 pikë. Dukagjini grumbullon pikën e parë derisa Fushë Kosova mbetet pa pikë por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore