75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 13 Prill 2025 / G T

Llapi fiton me spektakël ndaj Gjilanit, Tahiri në sekondat e fundit i jep tri pikë ekipit nga Podujeva

Skuadra e Llapit ka shënuar një fitore të madhe në luftë për mbijetesë, pasi mposhti 2:3 Gjilanin në ndeshjen e javës së 28-të në Superligë.

Pesë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Rezultati ishte 2:2 deri në minutat e fundit të ndeshjes. Kur u mendua se dy skuadrat do t’i ndajnë pikët, Ardit Tahiri u shfaq në skenë dhe shënoi për 2:3.

Me këtë fitore Llapi shkon në kuotën e 33 pikëve në pozitën e 8-të, kurse Gjilani në pozitën e 5-të me 38 pikë./Indeksonline/