75 Mall Live Search
14:59 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Llapi fiton ndaj Feronikelit dhe largohet për pak nga ‘zona e kuqe’

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Llapit dhe Feronikelit, duel ky në kuadër të xhiros së 18’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi fitoi me rezultatin final në 3:2, me golat e shënuar nga Idrizi, Gardasevic dhe Ramadani, ndërsa për Niklin dy gola i shënoi Simonovski, shkruan IndeksOnline

Me këtë fitore, Llapi del nga ‘zone e kuqe’ që e dërgon atë në ligën e parë, pas aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë me 20 pikë.