15:01 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / B O

Llapi fiton në Suharekë, e bën Ballkanin për “kryp e kepë”

Llapi ka arritur fitore të madhe në Suharekë. Skuadra e Batatinës ka arritur fitore me rezultat 1-4.

Dy gola nga Riviera, një nga Fernandinho dhe një perlë nga Progni i mjaftuan mysafirëve për të arritur fitore bindëse ndaj skuadrës kampione në Kosovë.

Golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Dellova në fundin e ndeshjes.

Me këtë fitore, Llapi ka 19 pikë, ndërsa Ballkani ka 27 pikë në pozitën e dytë tabelare./Indeksonline/