75 Mall Live Search
23:50 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Llapi fiton një tjetër kupë

Në turneun që u mbajt në stadiumin ”Fadil Vokrri”, Llapi ka mposhtur Dukagjinin, kështu duke fituar finalen me rezultat 0-2.

Golashënues për Llapin ishin Francisco Rivera 3′ dhe Bianor Neto 13

Paraprakisht në ndeshjen e parë, KF Llapi mposhti KF Flamurtarin me rezultat minimal 1:0 me golin e realizuar nga Trimror Selimi.

Në turne morrën pjesë: Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Flamurtari. Shorti vuri përball në ndeshjet e para Flamurtarin e Llapin dhe Dukagjinin e Prishtinën.

Medaljet për gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe trofeun për fituesin i ndanë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Nënkryetari i FFK-së, Agim Dibrani dhe Drejtori i Sportit i Komunës së Prishtinës, Granit Rugova. /IndeksOnline/