Llapi ‘fole’ e talenteve, tjetër lojtar i ri firmos me ekipin e parë

Skuadra e Llapit është një nga ekipet me më së shumti talentë të futbollit.
Klubi nga Superliga përmes rrjeteve sociale ka treguar se ka firmosur një kontratë profesionale me talentin, Granit Musa, shkruan IndeksOnline.
“Mbrojtësi i krahut të djathtë, 18-vjeçari, Granit Musa nënshkruan kontratën profesionale me Llapin”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Llapi ka arritur ta “blindojë” lojtarin me kontratë 4-vjeçare./IndeksOnline/