16:01 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Llapi gabon në garë për titull, Drita vazhdon me fitore

Ekipi i Llapit ka gabuar në garë për titull. Podujevasit kanë barazuar me Ballkanin me rezultat 1:1.

Ballkani kaloi në minutën e pesë në epërsi me anë të Topallit. Llapi barazoi me anë të Zhdrellas në minutën e 84-të i cili shënoi nga pika e bardhë.

Me këtë barazim Llapi bën hap fals për titull. Ata tashmë gjendën në pozitën e dytë me 48 pik, një më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak. Kurse Ballkani është në pozitën e gjashtë me 29 pikë.

Drita ka vazhduar me formën e mirë. Ata kanë mposhtur me rezultat 2:0 ekipin e Lirisë.

Golat për gjilanasit i shënoi Shaqiri në minutën e 79-të dhe Haxhimusa në të 83-ën.

Me këtë fitore, Drita forcon pozitën e katërt. Ata kanë 38 pikë. Kurse Liria vazhdon të jetë në krizë, ku gjendët në pozitën e parafundit me 24 pikë.

Sot u zhvillua edhe ndeshja Drenica-Ferizaji, e cila mbaroi me rezultat 0-0./Indeksonline/