75 Mall Live Search
15:31 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Llapi hyn në garë për titull, Drita fiton për prestigj

Ekipi i Llapit ka vazhduar me formën e mirë duke hyrë kështu në garë për titull. Podujevasit mposhtën me rezultat 2:1 ekipin Trepça 89.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Llapi me anë të Veliut në minutën e shtatë. 

Mitrovicasit  barazuan në minutën e 19-të me anë të Rusit, transmeton Indeksonline.

Llapi kaloi edhe njëherë në epërsi në minutën e 31-të me anë të Januzit.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol. Festim Alidemaj shënoi për Llapin në minutën e fundit. Me rezultat 3:1 mbaroi ndeshja.

Me këtë fitore, Llapi pozicionohet në vendin e dytë me 47 pikë, dy më pak se Feronikeli që është e para.  

Trepça 89 me këtë humbje rrezikon të hyjë në zonën e kuqe. Ata për momentin gjendën në pozitën e shtatë me 28 pikë, një më pak se vendi i nëntë.

Drita ka vazhduar me fitore. Ata kanë mposhtur Ferizajin me rezultat 1:0.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 15-të nga Nwabueze. Gjilanasit me këtë fitore forcojnë pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa Ferizaji ia vështirëso punët vetës për mbijetesë./Indeksonline/