Shkëmbi s’qenka shofer i mirë i ‘Ferrarit’/ Ballkani eliminohet nga Kupa

Skuadra e Llapit ka vazhduar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Klubi i Tahir Batatinës ka fituar pas penalltive kundër Ballkanit, shkruan IndeksOnline.
Pas 120 minutave ndeshja u mbyll me rezultat të bardhë, 0 me 0.
Kurse gjatë penalltive klubi i Llapit doli të jetë më i saktë, pasi triumfuan me rezultat 4-3.
Kujtojmë që Ballkani mbeti me një lojtar më pak në fushë gjatë pjesës së dytë të lojës, ku portieri Luljanovic u ndëshkua me karton të kuq direkt./IndeksOnline/