Llapi i Batatinës po del nga “balta”, merr tre pikë të arta ndaj Arbërisë

Llapi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Arbëria në ndeshjen e javës së 17-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës ka mposhtur atë të Arbnor Morinës me rezultat 1-2, shkruan Indeksonline.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Prenci në minutën e 30-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Selmani në minutën e 39-të.
Golin e vetëm për Arbërinë e realizoi Ibrahimi në minutën e 56-të.
Pas kësaj ndeshje, Arbëria është në vendin e gjashtë me 20 pikë aq sa ka edhe Trepça ’89 derisa Llapi mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë, katër më pak se Drenica. /IndeksOnline/