Llapi i beson akademisë, kontrata profesionale për gjashtë lojtarë

Llapi ka njoftuar se u ka dhënë kontrata profesionale gjashtë lojtarëve të vet nga akademia.
“Mirë se vini në ekipin e parë Arbër Curri, Leotrim Muciqi, Jon Jakupi, Fidan Krasniqi, Milot Nazifi dhe Gentrit Jaha”, ka shkruar Llapi.
“Gjashtë futbollistë të talentuar nga Akademia e Futbollit Llapi janë promovuar në ekipin e parë me kontrata profesionale (4+1 vjeçare), si pjesë e projektit të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollistëve të rinj”.
“Pas përforcimeve cilësore në afatin kalimtar veror, prioritet i klubit mbetet avancimi dhe promovimi i talentëve të Akademisë në ekipin e parë”.