75 Mall Live Search
15:13 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Llapi i rikthehet fitoreve, mposht Feronikelin ’74

Llapi i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Podujeva, ka mposhtur në shtëpi Feronikelin ’74, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e ka shënuar Lum Namani në minutën e 29-të.

Me këtë fitore, Llapi mban vendin e tretë në tabelë me 25 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 renditet e 12-ta, me 12 pikë./IndeksOnline/