75 Mall Live Search
17:35 / E Martë, 18 Maj 2021 / A. A

Llapi i shkruan letër FFK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kërkon vaksinimin e futbollistëve

Llapi ka nisur menjëherë përgatitjet për pjesëmarrje në garat evropiane.

Pas triumfit në Kupën e Kosovës, llapjanët do të marrin pjesë në kualifikime të UEFA Europa Conference League.

Trajneri Tahir Batatina thotë se përpos përgatitjeve sportive, klubi po merret edhe me vaksinimin e futbollistëve që të mos kenë probleme me koronavirus.

“Fokusimi unë mbetet te organizmi sa më i mirë para debutimit në Evropë. Ne i kemi dërguar sot e-mail zyrtar Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë sepse duam t’i vaksinojmë lojtarët. E dimë çfarë ju ka ndodhur Prishtinës, Gjilanit e Dritës vitin e kaluar dhe nuk duam të në përsëritet e njejta gjë. Nëse ne dështojmë në këtë aspekt, përgjegjësinë duhet ta marrin institucionet” deklaroi Batatina për Indeksonline.

Trajneri i Llapit ka paralajmëruar se ka arritur marrëveshje në parim për të transferuar 3 futbollistë të Superligës por nuk ka dashur të zbulojë emrat deri të përfundojë sezoni.

/Indeksonline/