00:43 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Llapi i “vë pikën” përfundimit të merkatos, zyrtarizon me një afrikan

Pas përfundimit të merkatos, klubi i Llapit ka bërë të ditur tranferimin më të ri.

Llapi ka nënshkruar me qendërmbrojtësin nga Kameruni, Alex Roaul Leyi, transmeton IndeksOnline.

Skuadra llapjane ka kompletuar dokumentacionin me kohë për regjistrimin e tij dhe futbollisti ka të drejtë loje në ndeshjet e edicionit pranveror.

Njoftimi i plotë

𝐖𝐄𝐋𝐂𝐎𝐌𝐄 𝐀𝐋𝐄𝐗 𝐑𝐀𝐎𝐔𝐋 𝐋𝐄𝐘𝐈

KF Llapi ka kënaqësinë t’iu njoftoj për marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin kamerunas, 𝐀𝐥𝐞𝐱 𝐑𝐚𝐨𝐮𝐥 𝐋𝐞𝐲𝐢.

20-vjeçari i lindur më 29.09.2002 në Douala do t’i bashkohet javën e ardhshme ekipit në stërvitje dhe prezantimi i tij zyrtar do bëhet pasi futbollisti të arrij në Kosovë.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin me kohë për regjistrimin e tij dhe futbollisti ka të drejtë loje në ndeshjet e edicionit pranveror.

Klubi e ka vëzhguar tash e disa kohë në paraqitjet e tij me ekipin Esporte Clube Santo Andre dhe ka bindur shtabin teknik që t’i bashkohet ekipit për edicionit pranveror.

Detajet tjera të marrëveshjes me futbollistin do t’i mësoni pasi futbollisti të arrij në Kosovë…

𝐀𝐥𝐞𝐱 𝐑𝐚𝐨𝐮𝐥 𝐋𝐞𝐲𝐢 nuk është përforcimi i fundit i Llapit për këtë afat kalimtar, surpriza tjera iu presin edhe ditëve në vijim.

vazhdojmë

#përparallapi

#welcome

#alexraoul

#newtransfer.

/IndeksOnline/