Llapi ia merr një talent Gjilanit

Skuadra e Llapit ka nënshkruar me talentin gjilanas, Ismet Hamdi. 19 vjeçari ka shkëlqyer me të rinjt e Gjilanit duke shënuar 10 gola dhe 20 asistime. “𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧ë 𝐦𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐈𝐬𝐦𝐞𝐭 𝐇𝐚𝐦𝐝𝐢!
Podujevë, 5 janar 2021 – Skuadra jonë është përforcuar me sulmuesin e krahut, 19 vjeçarin nga Gjilani, Ismet Hamdi.
Ismet Hamdi është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e së cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj tek Vitia.
19 vjeçari, i lindur më 18.07.2002 ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve.
Futbollisti gjilanas nga më të dalluarit e grupmoshës së tij, Ismet Hamdi ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit dhe si rrjedhojë e kësaj do jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026” thuhet në njoftimin e Llapit./Indeksonline/
